Haradinaj: Trepça do të mbështetet edhe nga opozita

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër opozita do të përkrahë maxhorancën në Kuvend, për ligjin për ndërmarrjet publike.

Sipas KosovaPress, nesër Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Për deputetin Haradinaj dita e nesërme padyshim që është njëra, ndoshta dhe e vetmja ditë e kësaj qeverie deri tani, që në Parlament do të sjellë një projektligj që do të ketë edhe mbështetjen e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fjala është për Trepçën, që duhet t’i ndërrohet statusi dhe t’i kthehet shtetit (në ndërmarrje publike), por këtu duhet të parashtrohen tri pyetje: A do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës në këtë Ligj, apo vetëm miniera e Trepçës?; Kush do të jetë bartës i obligimeve në të kaluarën e Trepçës, dhe sa është kostoja e tyre? A është ky ligj për të gjitha ndërmarrjet shoqërore për t’u bartur në asete publike, apo vetëm për Trepçën?,” ka shkruar Haradinaj në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?