Haradinaj-Trump-it: Vuçiç shkeli marrëveshjen e 4 shtatorit, s’është partner i besueshëm

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj në një postim të sajin në Twitter është shprehur se Serbia po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit dhe se Serbisë nuk i zihet besë.

Në postimin e saj, Haradinaj ka përmendur profilin zyrtar të presidentit amerikan Donald Trump.

 “Kosova po i përcjell me shqetësim veprimet destruktive të Vuciçit, që e po shkel pikën e 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga Presidenti i SHBA-së”, shkroi Haradinaj.

Po ashtu, ministrja e Jashtme shprehet se Vuciç ka shkelur pikën e marrëveshjes, ku është zotuar se do të ndalë fushatën kundër Kosovës, pasi e falëndëroi diplomatin palestinez në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot ai falendëroi ambasadorin palestinez, Nabhan, për qëndrimin parimor në mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet partner që s’i zihet besë”, vijon më tej postimi.

SHKARKO APP