Haradinaj uron Ilir Metën pas zgjedhjes si president i Shqipërisë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Ilir Metën pasi u zgjedh si president i Shqipërisë. Ai është shprehur i bindur se Meta do të punojë me përkushtim në zhvillimin dhe avancimin e Shqipërisë.
“Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avancimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë”,- shkruan Haradinaj në urimin e tij për Metën.