Haradinaj: Vuçiç një ditë mund të sillet me thes në kokë për t’u gjykuar në Prishtinë

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas kthimit nga Franca ku ishte mbajtur sipas një fletë arresti të Serbisë, po vazhdon të reagojë ashpër ndaj Presidentit të zgjedhur të Serbisë Aleksandar Vuciq dhe Ministrit Ivica Daçiç, të cilët po i quan këlyshë të Millosheviqit.

Haradinaj në Emisionin “Komiteti” me gazetarin Berat Buzhala ka thënë se sipas logjikës së Serbisë e cila po e ndjek atë, mund të ndiqen edhe krerët e Serbisë.

Ai ka thënë se nëse vazhdon kjo praktikë e Beogradit edhe Vuçiç mund të gjykohet në Prishtinë.

“Duhet t’i japim fund kësaj logjike. Nuk jemi dy Qipro ne këtu. Ai që nuk po të lë me votu ushtrinë, ai po bën hajgare me ish –kryetarin e qeverisë. Ndoshta ndonjë ditë edhe atij ia shtijnë një thes në kry edhe atëherë e gjykojmë edhe ne në Prishtinë me këtë logjikë, se kështu po flet ai. Ai po thotë hajde të gjykojë fer. Hajde edhe t’i të gjykojmë fer në Prishtinë. Nëse nuk kalojmë në reciprocitet me Serbinë, shqiptari ka me vujt” ka thënë ai.

SHKARKO APP