Haradinaj: Vuçiç po mbron krimin në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se reagimi i Aleksandër Vuçiç për aksionin në veri është i pakuptimtë. Haradinaj u shpreh se Vuçiç po mbron krimin.

“Është një operacion në shkallë të vendit, është i drejtuar ndaj personave që janë të përfshirë në vepra të paligjshme. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Policia e Kosovës ka zbatuar obligim ligjor. Në Zubin Potok ka pasur tentativa prej trafikantëve që me armë zjarri ta pengojnë këtë operacion. Policia e Kosovës është e aftë ta kryejë detyrën e vet. Është për admirim puna e Policisë së Kosovës. Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin. Është i padrejtë si reagim, dhe është e pakuptimtë që të vendosësh në mbrojtje të krimit”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për arrestimin e rusit, duke u shprehur se me gjithë se respektojnë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kur një person rrezikon vendin, atëherë duhet të zbatohet ligji në bazë të konventave ndërkombëtare. I pari i qeverisë së Prishtinës deklaroi se Rusia është e njohur për tentativat për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?