Haradinaj: Vuçiç po mbron krimin në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se reagimi i Aleksandar Vuçiç për aksionin në veri është i pakuptimtë. Haradinaj u shpreh se Vuçiç po mbron krimin.

“Është një operacion në shkallë të vendit, është i drejtuar ndaj personave që janë të përfshirë në vepra të paligjshme. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Policia e Kosovës ka zbatuar obligim ligjor. Në Zubin Potok ka pasur tentativa prej trafikantëve që me armë zjarri ta pengojnë këtë operacion. Policia e Kosovës është e aftë ta kryejë detyrën e vet. Është për admirim puna e Policisë së Kosovës. Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin. Është i padrejtë si reagim, dhe është e pakuptimtë që të vendosësh në mbrojtje të krimit”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për arrestimin e rusit, duke u shprehur se me gjithë se respektojnë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kur një person rrezikon vendin, atëherë duhet të zbatohet ligji në bazë të konventave ndërkombëtare. I pari i qeverisë së Prishtinës deklaroi se Rusia është e njohur për tentativat për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

SHKARKO APP