“Haradinajn nuk e kanë paditur vetëm serbët, por dhe një shërbëtor i paguar prej tyre”

Padia e kryeministrit Edi Rama kundër kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkaktuar reagime të ashpër në Tiranë dhe Prishtinë. Shumë prej tyre e cilësojnë aktin e kreut të qeverisë shqiptare të gabuar dhe si një sulm që dëmton jo vetëm Haradinaj, por edhe shtetin e Kosovës.
Në rrjetet sociale qarkullojë me mijëra reagime kundër Edi Ramës. Më i veçanti duket se është ky fotomontazh ku Haradinaj “thotë”: “Mua nuk më paditën në gjykatë vetëm serbët, por edhe një shërbëtor i paguar prej tyre”.
Haradinaj është paditur disa herë nga qeveria e Serbisë për aktivitetin e tij gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe i ka fituar të gjitha betejat ligjore në Hagë.

SHKARKO APP