Haraqija thotë se koalicioni PDK-LDK shpëton Kosovën, kërkon që kryeministri t’i jepet LDK’së

Astrit Haraqija, njëri nga themeluesit e Listës “Ibrahim Rugova” thotë se aktiviteti i kësaj Liste ka pushuar me të hyrë të Teuta Rugovës në listën zgjedhore të LDK-së, në zgjedhjet e 8 qershorit.

Haraqija tha se tash anëtarët e Listës “Ibrahim Rugova” janë në LDK, sikurse ishin edhe më herët, por për shkak të pakënaqësive me zhvillimet në LDK ishin ndarë si fraksion, transmeton Indeksonline.

Në emisionin “Përallë me tupan”, Haraqija foli edhe për frymën rugoviane. Ai tha se kjo frymë nënkupton respektimin e institucioneve e jo bajraqet, “jo heqjen e kokave”.

Sipas tij, aktualisht Kosova varet nga “Lista Srpska” e Aleksandar Vuçiqit.

Haraqija ka dhënë edhe zgjidhje për dalje nga ngërçi. “PDK, AAK dhe Nisma duhet të bëhen bashkë dhe LDK-ja të shkojë në opozitë, pasi që i ka zgjedhjet e brendshme dhe duhet të bëjë reformën brenda gjashtë muajsh”, ka thënë Haraqija.

SHKARKO APP