Harta e çuditshme në zyrën e Daciçit

 

Në zyrën e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daciq, ka një hartë të veçantë politike të botës.

Shtetet në të janë ndarë në dy grupe, me ngjyra të ndryshme. Me të kuqen janë ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e me të gjelbër ato që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, raporton gazeta Novosti, transmeton Klan Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daciq ka thënë se të paktën njëherë në ditë ndalet dhe e shikon me vëmendje atë hartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është pyetur nëse ky dokument i varur në zyrën e tij do të mbetet edhe një kohë të gjatë në këtë gjendje, duke aluduar në atë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim përsa i përket njohjeve të reja të Kosovës.

“Do ta heq vetëm atëherë kur më duhet ta ngjyros me të gjelbër ndonjë shtet që e ka tërhequr njohjen”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?