Hashim Thaçi letër Albin Kurtit: Të pres më 6 janar në ora 15:00

Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Këtë herë, pasi Kurti propozoi 6 janarin për takim, Thaçi ka caktuar orën 15:00, raporton Express.

Në letrën e katërt të Thaçit drejtuar Kurtit, ai shpreh gatishmërinë që ta takojë Kurtin në orën 15:00, në Kabinetin e Presidencës.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në një konferencë për media, Thaçi kishte thënë se nuk i ka mbetur hatri nga dy refuzimet e Kurtit për takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, kishte thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?