Hashim Thaçi: Me paqe do të fitojnë të gjithë, me luftë do të humbasin të gjithë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” u shpreh se është momenti për paqe me Serbinë

“Marrëveshjet e paqes synojnë balancimin e interesave të palëve. Kosova ka pasur sukses, sepse gjithmonë ka bërë kompromise me bashkësinë ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë do të rregullonte të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës: personat e pagjetur, refugjatët, bashkëpunimin ekonomik, Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe, mbi të gjitha, kufirin mes dy vendeve. Marrëveshja do të jetë përfundimtare.”

Por kur do të arrihet marrëveshja e paqes?

‘Rruga drejt paqes patjetër do të jetë shumë më e shkurtër se periudha e gjatë e konflikteve të së kaluarës. 13,000 kosovarë u vranë nga shteti serb, 20,000 gra u përdhunuan dhe më shumë se një milion njerëz janë detyruar të shpërngulën. Fatkeqësisht, asnjë nga këto ngjarje nuk janë trajtuar në ndonjë gjykatë deri më sot. Megjithatë, ne nuk mund të jetojmë në të kaluarën, por duhet të shohim përpara. Ne kemi nevojë për vendime, në mënyrë që mos të përsëritet historia. Me paqe do të fitojnë të gjithë, me luftë do të humbasin të gjithë. Njerëzit nuk duan më luftë, por paqe, drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie.”

SHKARKO APP