Hashim Thaçi: Mesazhet nga Beogradi pa njohje, janë provokime!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mesazhet nga Beogradi se duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, i ka quajtur “provokime”.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Kjo deklaratë vie si kundërpërgjigje të deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili gjatë vizitës në Greqi ka dhënë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën dhe gjithashtu edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

SHKARKO APP