Hashim Thaçi në Hagë për krime lufte, caktohet seanca e dytë e gjyqit, ja data

Seanca e dytë dëgjimore për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është caktuar të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.

Njoftimi ka dalë nga Dhomat e specializuara të Hagës.

Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-Presidentin Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00. Në atë seancë Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?