Hashim Thaçi në Kukës, ndan “Urdhrin e Lirisë” për qytetarët
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Kukës, ku në shenjë falënderimi, siç tha Thaçi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për qytetarët e Kosovës, do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë” për qytetarët.
Sipas Thaçit, falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.
“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare. Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë”, tha Thaçi.