Hashim Thaçi për Albin Kurtin: Ka qenë i zemëruar kur u shpall pavarësia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve. E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Më tej kreu i shtetit të Kosovës theksoi se pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Dhe sipas tij ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve.

Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë. Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë  i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t’ia largoj atë zemërim”, tha presidenti.

SHKARKO APP