Hashim Thaçi shkruan letrën e tretë për Albin Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar sërish kreun e Vetëvendosjes për një takim. Në letrën e tij të tretë, presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

Kjo është letra e tretë e presidentit Thaçi dërguar kryetarit të Vetëvendosjes. Krijimi i qeverisë së Kosovës ka ndezur polemika në politikën kosovare, ndërsa kjo është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza.

Kreu i shtetit kosovar tregon që është i hapur për krijimin e qeverisë, ndërsa kjo faktohet edhe nga ftesa e ripërsëritur që ai i ka dërguar brenda një kohë shumë të shkurtër.

SHKARKO APP