Hashim Thaçi sot merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ai do të merret në pyetje si ish-drejtor politik i UÇK i akuzuar së bashku me disa ish-luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë-Serbi.

Aktakuza u publikua disa javë më parë, për këtë arsye Thaçi anulooi dhe angazhimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi që po ndiqet tashmë vetë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Hashim Thaçi mohoi akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale teksa premtoi se nëse do të vërtetohen nga Haga atëhere ai do të japë dorëheqjen si President i Kosovës.

SHKARKO APP