Helmohet në burg deputetja e Kosovës
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është helmuar me ushqim në burgun e Lipjanit. Mediat nga Prishtina raportojnë se deputetja u helmua nga ushqimi i dhënë nga burgu, ku po vuan edhe ditët e caktuara pas arrestimit, në paraburgim. Lajmi konfirmohet nga bashkëshorti i saj, Naser Bujupi për mediat lokale. “Donika ka dy ditë është e shtruar në spitalin brenda burgut të Lipjanit.
Ajo është helmuar me ushqimin që i është servirur në burg”, ka deklaruar Bujupi. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Pas saj janë arrestuar edhe kreu i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti, si dhe dy deputetë të kësaj force, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.