Heqja e taksës, Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë, përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës

Pasi Kurti hoqi taksën për lëndën e parë nga Serbia si dhe paralajmëroi edhe heqjen e saj përfundimtare më 1 prill nëse Serbia reflekton, Ramush Haradinaj ka reaguar duke e quajtur kryeministrin e Kosovës hajdut dhe përgjegjës.
Ish- kryeministri kosovar shprehet se tashmë ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë si dhe Kurti është përgjegjës për ripushtimin ekonomik të vendit.
STATUSI I RAMUSH HARADINAJT

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

SHKARKO APP