Heqja e taksës ndaj mallrave serbe/ Haradinaj e krahason Kurtin me Maduron: Drejt asaj rruge po shkon, i vetmi kryeministër që ka shkelur Kushtetutën

Kryetari i AAK-së dhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezuelës, Nikolas Maduro.

Gjatë bisedës për Frontal, Haradinaj ka thënë se ata që po e rrethojnë kryeministrin në detyrë po e krijojnë një Maduro që sipas tij është rrezik për Kosovën.

“Ata që janë rreth tij janë duke e çuar tek rruga e Maduros, po krijojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e çojnë këtë vend te një Maduro”, ka thënë Haradanaj.

Haradinaj ka thënë që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.

“Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.Nuk po flasim për moral se është larg, por duhet me reflektu pas këtij vendimi të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj e ka kritikuar Kurtin vazhdimisht për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake të cilën e vuri 100% vetë Haradinaj kur ishte kryeministrër në qeveri në 2018. Por Kurti e ka hequr tashmë taksën 100% pa asnjë shtesë por në këmbim të reciprociteti. Në këtë pikë të dytë ka hasur kundërshtimin e madh të SHBA.

SHKARKO APP