Histori përmbi Mamushë

Një hark në formë kulle qëndron para nesh. Poshtë gjallon rruga që lidh Prizrenin e Kosovës me komuna të tjera . Çuditërisht, zhurma e makinave duket sikur zbehet në rrugën dytësore ku ndodhemi.

Jemi në Mamushë, komuna e vetme turke në Kosovë, ku 98 % e banorëve janë turq. Jeta aty është identike si në Turqi. Mbi harkun e kullës lexojmë mirësevini në Mamushë. Na thonë se ky hark në anën e kundërt shkruan po të njëjtën gjë por në gjuhën turke.

Në ballkon të çdo shtëpie valëvitet flamuri turk, në çdo shtëpi dhe në rrugë flitet turqisht dhe nga minaret pesë vakte këndohet ezani. Mamusha ngjan si një kala, sapo hyn në territorin e saj.

Mamusha ndodhet në jugperëndim të Kosovës, në pikëbashkimin e komunave të Prizrenit, të Suharekës dhe  Rahovecit në largësi prej 16 km nga Prizreni. Vendbanimet fqinje të Mamushës janë Novaku, Smaçi, Medveci, Pojani, Nëpërbishti, Tërrnja, Retimja dhe Optorusha. Me një popullësi prej 6.300 banorësh e me një sipërfaqe prej 23 km katrorë, Mamusha është terren krejtësisht i rrafshët .

Askush nuk e di me saktësi por ka dy tregime në lidhje me toponimin e Mamushës. Thuhet se është dhënë urdhër për hemelimin e fshatit nga mbreti sultan Mahmudi 2, ku fillimisht emri i fshatit ishte MAHMUTSHAH dhe me kalimin e kohës u shndërrua në Mamushë.

Të tjera tregime lidhen me Mahmut Pashën mytesarifin e Sanxhakut të Prizrenit, periudha e qeverisjes së Mahmut Pashës rastis në kohët e themelimit të fshatit dhe emri vendbanimit vjen nga emri i tij.

Me rritjen e numrit të banorëve pas themelimi të Mamushës, janë ndërtuar edhe objektet e nevojshme. Emin Pasha e ka ndërtuar ujësjellësin për Mamushë,kurse vëllai Mahmut Pasha e ka ndërtuar kullën e sahatit.

Sipas tregimeve, këmbana zëri i së cilës dëgjohej në distancë deri në 20 km ishte pasuri lufte e fituar në betejën e federevës dhe se pas luftës ballkanike më 1913, serbët e çmontuan këmbanën dhe e derguan diku tjetër. Familjet në Mamushë emërtoheshin me emrat e kryefamiljarëve. Deri më 1960, në fshat ekzistonin vetëm gjashtë mëhalla, si mëhalla Potokut, mëhalla e Mesme etj.

“Turqit e Mamushës, më 1999 e shkruan eposin më të madh në historinë e tyre”, na tregon shoqëruesi ynë.

A thua vallë çtë ken bërë për të madhe këta të Mamushës?

Rreth 45 mijë shqiptarë nga fshatrat fqinje arritën t’i ikin plumbave serbë dhe të strehohen në Mamushë.

Serbët hezituan të ndërrmernin ndonjë aksion ushtarak ndaj Mamushës, ndoshta se pas tyre ishte Republika e Turqisë. Por pas një kohe erdhën në fshat dhe filluan të bëjnë pazare me fshatarët e saj

Mamushasit u thanë serbëve se nuk pranonin te  dorezonin shqiptarët dhe se ata pranonin të lejonin shkuarjen e mysafirëve  vetëm nëse ju jepnin garanci se në mënyrë të sigurte dhe nën mbikëqyrjen e vëzhguesve do të transferoheshin në kampe në Shqipëri.

“Po po serbët u detyruan të pranojnë këtë kusht dhe në këtë mënyrë 45 mijë shqiptarë u shpëtuan nga mamushasit.

Këta janë njerëz të qetë e të qeshur. Këtu tradita e të kënaqurit kur të troket dikush në shtëpi nuk ka humbur ende. Në fillim miqësohemi me kryetarin e komunës së mamushasit Arif Butuç , i cili herë pas here e ndërpret bisedën me sytë e ngulur me merak nga të rinjtë e aktivizuar për herë të parë në këshillin rinor.

Na rrëfen historinë e fshatit. Jemi se bashku me të rinjtë, mes tyre edhe një vajzë me emrin Muala Berisha.

Ajo tregon sesi ka marë iniciativën e para për të qënë pjesë e këshillit të komunës, në një vend ku vajzat dhe femrat nuk dalin.

Me këmbënguljen e organizatës Worl Vision u arrit të krijohej ky këshill rinor, i cili nëpërmjet trajnimeve, aktiviteteve kërkonte të përfshinte femrat në jetën social-kulturore.

Të dalësh kundra rrymës së familjeve tejet konservatore të vajzave që qëndrojnë në shtëpi, e të marësh pjesë në trajnime të ndryshme të projektit që organizata world vision paraqiti në këtë komunë, ishte e guximshme, nga ana e saj.

Ndërsa na shërbejnë çajin e zi në zyrën e zotit Butuç, Muala tregon lumturinë dhe kënaqësinë e saj , për faktin që ishte e para pjesë e kësaj lëvizjeje në komunë. Tanimë sekretare në komunë, Muala e veshur me një xhup blu , më xhinse të ngushta,  buzëqësh ndërsa tregon, ndoshta pak nga ndrojtja apo ndofta nga lumturia dhe dëshira e madhe për të ndryshuar mentalitetin.

Muala Berisha, sekretare ne Keshillin Rinor Lokal ne Mamushe, foto Zina Tosku

“Në fillim isha e vetme por duke shkuar shtëpi më shtëpi, ne arritëm të mernin vajzat nga shtëpia, për ti treguar që trajnimet e World Vision apo aktivitetet nuk kishin asgjë të keqe”.

Për Mualën, gjashtëmbëdhjetë vjeçare ishte paksa më e lehtë sesa vajzat e tjera të ishte pjesë e këshillit Rinor Lokal, pasi edhe familja e saj ndodhej jasht vendit, e ndofta kjo një tjetër arsye për të shtuar dëshirën e madhe të saj për të qënë aktve. Muala, kishte marë një ftesë nga Mirat Bytyç, për të qënë pjesë e këshillit rinor dhe ajo kishte qënë femra e parë.

Tanimë, me këmbënguljen e saj janë tetë femra pjesë e këtij këshilli.

“Ka qënë e vështirë pasi prindërit e kishin të vështirë të pranonin se vajza e tyre të mund të dilte nga shtëpia” por duke ia shpjeguar se nuk kishte asgjë të keqe të ishe pjesë e trajnimeve të world Vision filluan të kuptonin më shumë dhe të lejonin vajzat e tyre. Kryetari i Komunës, ndërsa na tregon për Mamushën, ai thote se familjet në Mamushë janë aq shumë koservatore saqe deri para disa vitesh e kishin shume të vështirë të vazhdonin universitetin vajzat.

“Tash kemi mundur të dërgojmë për të vazhduar universitetin në Stamboll 150 vajza”, thotë Butuç. Falë mbështetjes që u është bërë të rinjve të Mamushës , të rinjtë kanë filuar të kuptojnë të drejtat e tyre.

I riu Mirat Butuç tregon sesi kanë ndryshuar një element në shkollën e Mamushës. Falë iniciativës së tyre, një mësues që jepte një lëndë në shkollë nuk ishte kompentent në atë lëndë mësimi dhe kjo u ndryshuar. Falë këmbënguljes së të rinjve dhe trajnimeve të ëorl vision, ky është viti i parë që komuna e mamushës mer buxhet më vete për të rinjtë.

E ndërsa, Muala buzëqesh lehtë tek dëgjon kryetarin e komunës, tanimë ajo gjen akoma më shumë mbështetje për ti treguar komunës së saj, që femrat sikurse kanë nevojë të ushqehen, të shkollohen e martohen, ato kanë po të njëjtat të drejta për të jetuar sikurse meshkujt.

E ndërsa largohemi nga zyra e zotit Butuç, mirësjellja e tyre dhe përshëndetja në turqisht e shqip na jep idënë e dy kombësive ose më saktë e dy kulturave që janë përshtatur aq bukur me njëra tjetrën. Ndonëse sot, për Mualën ishte e lehtë dhe e bukur për të na përcjellë, dje ishte e pamendueshme të mund të ishte pjesë e këshillit rinor, për një komunë, një komunitet që ende flet me gjuhën e fanatizmit. Muala, dha veten për një mundësi edhe për të tjerët.

Vlora Krasniqi, kryetare ne Keshillin rinor lokal te komunes Vushtrri ne Kosove, foto Zina Tosku

Nën ftohtësine e klimës së komunës së Vushtrisë në Kosovë, takojmë Vlora Krasniqi.  Dhe ajo  si  Muala në Mamushë, është jo vetëm aktiviste në qytetin e vushtrrisë por edhe kryetare e Këshillit Rinor Lokal në këtë zonë.

Një projekt ky i World Vision dhe i mbështetur nga organizata të tjera për ngritjen e kapaciteteve brënda këshillave rinore duke i trajnuar sidomos në menaxhimin e projekteve e zhvillimin organizativ.

Vlora na tregon se edhe për të nuk ishte e lehtë në një qytet si Vushtrria, pasi njerëzit janë të parët për të paragjykuar, për të qënë koservatore dhe jo aktivë ne jetën sociale. Sigurisht që për Vlorën, do i duheshin ide dhe energji për të organizuar takime me të rinjtë, aktivietete të ndryshme, energji pozitive që Vlorës nuk i mungon. Me një qëndrim dinjitoz e të fortë, Vlora tregon sesa ka organizuar një fushatë sensibilizuese për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Ide e bukur, të mund të marësh nga dikush një cigare duke e pire dhe duke i dhënë në këmbim një kokërr mollë.

Si simbol i jetës së shëndetëshme për Vlorën tanimë, fushatat ndërgjegjësuese janë bërë pjesë e jetës së saj. Pyetjes nëse ajo ka qëllime të larta në jetë, ajo u shpreh se “tash për momentin un dua të aktivizoj venin tim, çikat për të aktivizuarr jetën sociale në qytet”, par ma nej , nuk di ça me thon”.

Në kuadër të këtij projekti për të zhvilluar jetën sociale në Vushtrri, është hartuar dhe manuali i brëndshëm i funksionimit të këshillave si dhe është krijuar një traditë e takimeve të rregullta mujore si këshill edhe me pushtetin local. Organizata World vision ka mbështetur në kosovë përveçVushtrrisë dhe Mamushës, edhe tetë këshilla të tjerë rinore.
Projektet janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka zgjatur pothuajse dy vite me rradhë.

Për Vlorën, të qënurit kryetare nuk është një privilegj që e ka gjetur të gatshëm por një mundësi që ajo ja ka krijuar vetes dhe çdo moshatareje të saj që kërkon të shohë ëmbëlsinë dhe bukurrnë e të jetuarit në mënyrë të barabartë.

SHKARKO APP