Historia e kosovarit që vrau maqedonasin për parking në Zvicër

Kjo është historia që ka tmerruar Zvicrën, e ish kampionit në thaiboks Bashkim Berisha, që u dënua me 14 vjet burg, për shkak të vrasjes së maqedonasit për një parking. Tani ai do të depërtohet në Kosovë për të vuajtur dënimin

Gjithçka kishte ndodhur në shkurt të vitit 2005, kur Bashkim Berisha, kishte vrarë një maqedonas 26 vjeçar pasi nuk kishte arritur të pajtohej për një vend në një parking diku në Zvicër.

Gjykata e ka gjetur fajtor Berishën nën akuzën se me gjakftohtësi ka vrarë një person. Gjatë krejt kohës së gjykimit Berisha dhe mbrojtja e tij kishte tentuar që ta bënte këtë histori si një aksident, dhe se vrasja ka qenë një moment krize për të akuzuarin. Madje siç transmeton Express është pretenduar se Berisha ka probleme psikiatrike.

Por gjashtë dëshmitarët, siç raporton "Newsnet" katër nga të cilët kanë qenë në makinën e maqedonasit që është vrarë nga Berisha.

Berisha i cili sa ka qenë adoleshent ka arritur të bëhej kampion në kategorinë Junior në kampionatin e thaiboksit në Zvicër, do të vuaj dënimin në Kosovë. Ai ka vuajtur dënim edhe më herët në shtetin e Zvicrës për sulm fizik ndaj policisë.

Madje historia e Berishës ishte bërë edhe dokumentar nga filmbërësi Vadim Jendreyko në vitin 2002, Aty Berisha portretizohet si një i ri që përpiqet të kontrolloj vetën nga dhuna duke praktikuar thaiboksin, por që vazhdimisht bie në aktet e dhunës.

SHKARKO APP