Historike, Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike.
Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje dhe gjuhë të ndryshme si në anglisht, hindu, shqip dhe serbisht.

Ministri i Jashtëm Izraelit, Gabriel Ashkenaz, e ka quajtur ditë historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën,

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe për bashkëpunim zhvillimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 4 shtator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës, shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq edhe në Lindjen e Mesme.

Ai tha se ky zhvillim e thyen bllokadën e njohjeve për Kosovën. Hoti shtoi se krahas dokumentit për marrëdhënie diplomatike, të dyja vendet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje tjera që fuqizojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?