Homazhet, kreu i LDK-së: Rugova, personaliteti më i shquar i kësaj epoke

Një deklaratë të tillë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka bërë sot me rastin e 70-vjetorit të lindjes së ish-presidentit legjendar, dr. Ibrahim Rugova, teksa strukturat e kësaj force politike të Kosovës, bënë homazhe te varri i tij.

“Sot po ia bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij.

Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira . Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës. Ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave”, u shpreh gjithashtu Mustafa.

 

SHKARKO APP