Hoti dështon të marrë opozitën në Uashington, delegacioni kosovar niset pa unitet
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që të kenë një përfaqësues në delegacionin kosovar, në takimin që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm në Bruksel.
Hoti tha të mërkurën (25 gusht) se ftesën ua ka nisur dy partive në opozitë, për të krijuar një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike.
Megjithatë, ftesën e Hotit e refuzuan që të dyja partitë. E para, e cila i tha jo kësaj ftese ishte Lëvizja Vetëvendosje.
LVV bëri të ditur se e refuzon ftesën e Hotit pasi qeveria është jo legjitime/
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës pohoi se do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.
Takimi i rradhës mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.