Hoti kundër Ramës: S’ka minishengen ballkanik

Kryeministri Avdullah Hoti është pyetur sot nga mediat për qëndrimin që ka rreth minishengenit ballkanik.  I pyetur nëse do t’i bashkohej kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciç, në takimet për minishengenin, Hoti ka thënë se nuk ka minishengen ballkanik.

“S’ka minishengen ballkanik, ka integrime evropiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon”, ka thënë ai. Kryeministri Hoti ka thënë se duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik në regjion. “Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në regjion, në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen një ditë pas video-konferencës të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Uashington, me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP