Hoti: LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.
Në emisionin Pressing të T7, Hoti është shprehur se një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës
“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA’ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rrin. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK’ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti.
Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar. “Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë, më herët Kurti në konferencën e jashtëzakonshme u shpreh se vendimin për të hequr përkohësisht takësn ndaj Serbisë e ka konsultuar edhe me LDK-në.