​Hoti: Nuk gjeta harta as thika, historikisht Vetëvendosje ka qenë gabim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se marrëveshja është i rëndësishëm dhe qëllimi final i tyre që mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.

Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, tha ai për televizionin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?