Hoti: Para se të nisem për Washington do të takoj të gjithë liderët politikë
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se para të shkojë në Washington, pas ftesës nga Grenell do të takojë të gjithë liderët politikë në vend.
Hoti ka thënë pwr mediat se përpara kësaj vizite do të zhvillojë bisedime me opozitën dhe forumin e liderëve politikë të partive parlamentare në kuvendin e Kosovës.
“Unë do të tentoj të kem komunikim edhe me opozitën përpara se të shkojë në Uashington edhe me forumin e liderëve politik të partive parlamentare në kuvendin e Kosovës, për t’i mbajtur të gjithë të përfshirë sepse ky nuk është proces që i takon vetëm një qeverie por të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Hoti në Deçan.
Ndërsa për vizitën e Lajçakurt tha se këtë të fundit do ta presin me protokollin e nevojshëm, për ta njoftuar kështu siç tha ai me qëndrimet e Kosovës karshi dialogut.
“Zoti Lajçak përfaqëson 27 vende të BE-se do ta presim me të gjithë protokollin dhe nderimin e nevojshëm si shtet për të treguar qëndrimet tona karshi dialogut. Për ne edhe BE edhe ShBA janë kyçë edhe gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes por në veqanti kur vjen koha e zbatimit të marrëveshjes”, tha Hoti.