Hoti pezullon vendimin për deportimin e këshilltarit të Kurtit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pezulluar vendimin e Komisionit për Ankesa për të huaj pranë Ministrisë për Punët e Brendshme për deportimin e këshilltarit të Albin Kurtit, Tienmu Ma.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit. 1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë; 2.
Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe 3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020″.
Hoti thotë se do të presë përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me këtë çështje.
“Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit”, thuhet në vendimin e kryeminstrit.