Hoti: Serbia do të njohë Kosovën brenda 2021

Një rëndësi të veçantë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka zgjedhja e presidentit dhe dialogu me Serbinë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon në ”Balkan Talks” qëndrimin që do mbajë partia ku ai bën pjesë nëse vjen në pushtet.

”Institucionet nuk mund të formohen pa asnjë koalicion. Nuk kemi vija të kuqe, por respektimi i programit bën që të kemi vija të kuqe pasi duam të respektohet”,-tha Hoti. Ndërsa për zgjedhjen e presidentit ai shprehet se duhet një koalicion për të arritur votat e nevojshme. ”Të kemi shumicë parlamentare është synimi jonë dhe të udhëheqim qeverinë, por duhet të arrijmë rakordime për të zgjedhur presidentin dhe kjo ndodh pas zgjedhjeve”.

Pyetjes se kur do ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia ai i është përgjigjur se do ndodhë brenda 2021. ”Mendoj që njohja do ndodhë në 2021 dhe viti do mbyllet me nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave”.

SHKARKO APP