Hoti takon Palmer dhe Lajçak në Bruksel: I kënaqur që po shoh koordinim mes SHBA dhe BE për marrëveshjen finale Kosovë- Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me koordinatorin për dialogun, Skënder Hyseni kanë takuar sot Matthew Palmerin dhe Miroslav Lajçakun në Bruksel.

Ky takim vjen mes marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë dhe asaj të nesërmes në nivel përfaqësuesish të lartë për dialogun Kosovë- Serbi.

Hoti konfirmon se ka koordinim mes SHBA dhe BE sa i përket një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka sinjale se ka përafrim tashmë për një marrëveshje finale përfshirë dhe një njohje reciproke. Në SHBA kjo nuk u arrit, por u hodhën u firmosën marrëveshje ekonomike, por edhe politike, teksa pritet çfarë do të ndodhë tashmë nesër në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes Ndihmes Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Mattheë Palmer. Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte.
Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?