Hoti video- konferencë me Varhelyi: Dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave janë të nevojshme
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një video- konferencë.
Varhelyi shkruan se diskutimi ishte konkret dhe u fol për reformat e Kosovës në rrugën europiane, rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe planit ekonomik investuar.
Po ashtu Varhelyi thekson se Hoti i cilësoi si të nevojshme për Kosovën dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
STATUSI NGA OLIVER VARHELYI
Diskutim i mirë dhe konkret me Kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin për bashkëpunimin tonë në të ardhmen: reforma në rrugën evropiane, rimëkëmbjen ekonomike pas krizës # COVID19 & planit të ardhshëm ekonomik dhe investues. Foli gjithashtu për nevojën për të rifilluar dialogun me Serbinë dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Good & concrete discussion w new Prime Minister @Avdullah of #Kosovo on our future cooperation: reforms on European path, economic recovery after #COVID19 crisis & upcoming economic&investment plan. Spoke also on need to resume dialogue w #Serbia & visa liberalisation process. pic.twitter.com/wU0FDE6aC6
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 19, 2020