Hoxha: Vaksinat në Shqipëri nuk kanë transparencë, nuk duam ta çojmë problemin në Kosovë
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në RTV Ora, pedagogu dhe studiuesi Elvis Hoxha u shpreh se Vaksina që është siguruar nga qeveria e mëparshme në Kosovë, në fakt është vaksina që e ka dhënë BE për vendet në nevojë.
Hoxha tha se në Shqipëri nuk merret vesh se çfarë vaksinash ka dhe ky problem nuk duhet që të transportohej në Kosovë.
Hoxha: Vaksina që thonë se kanë se e ka siguruar qeveria e mëparshme në Kosovë, në fakt është vaksina që e ka dhënë BE për vendet në nevojë. Ka qenë një vaksinë e akorduar. Vaksina kineze, Rama tha se nuk do ta merrte këtë vaksinë sepse nuk ishte autorizuar nga autoritetet evropiane. Në Shqipëri nuk merret vesh se çfarë vaksinash ka dhe ky problem nuk duhet që të transportohej në Kosovë. Atje ka një burim të qartë të vaksinave dhe transportohen në rrugë ligjore, gjë të cilën nuk mund ta siguroj për Shqipërinë. Këtu nuk ka asnjë transparencë lidhur me mënyrën se si vijnë vaksinat.
Në kohën që ka rënë numri i vdekjeve në të gjithë botën, ne verë, në Kosovë kanë vdekur 600 persona. Ka qenë numri më i lartë i vdekjeve në mesatare botërore. Nuk ua kemi përmendur ne sepse nuk mund të luanim me vdekjen si opozitë. Paturpësia e këtyre arrijnë në nivele monstruoze sepse e lanë shoqërinë në rënie të lirë. Nuk morën fare masat dhe jeta e qytetarit ishte në nivelet e paranormales dhe parashtetërores. Ndërsa sot ata dalin e flasin.
Hoxha shtoi se Albin Kurti është me shtetësi shqiptare dhe theksoi se vetë hoxha ka qenë 12 vite në Kosovë dhe nuk i ka thënë kush një gjë të tillë.
Hoxha: Çdo Albin Kurti dhe njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri? Unë kam punuar 12 vite në Kosovë dhe nuk më ka thënë njeri gjë me deklarata të tilla titiste. Albin Kurti është shtetas shqiptar dhe për mua nuk ka tjetër veçse një term që është shqiptari. Ndërkohë që janë mbajtur 3 shtetas të Kosovës në komisariatin e Lezhës. Aktivistët dhe banorët u protestuan se aty në atë vend ka një krim tip, që ndodh në të gjithë botën. Kur Leonardo DiCaprio është ankuar për Vjosën askush nuk është ankuar, por kur ankohen shqiptarët, ne direkt i shikojmë biografinë. Ne jemi për pasurinë kombëtare dhe publike, ashtu edhe për mbrojtjen e pasurisë private. Ne jemi për bashkim kombëtar.