Hoxhaj: Dialogu me Serbinë ka kuptim nëse përfundon me njohje
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellët.
Këto komente i ka bërë në Holandë, në një ligjërate në Instutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, shkruan Express.
“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjërate në Instutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundoj me njohjen e ndërsjelltë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Gjatë vizitës në Holandë, Hoxhaj është takuar me homologun e tij, deputetë dhe biznese të këtij vendi ku në fokus ka pasur liberalizimin e vizave.