Hoxhaj: Ekstremizmi në Kosovë erdhi nga vendet arabe
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtatasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).
Teksa autoritetet thonë se afro 70 shqiptarë të Kosovës besojnë se janë aktivë në Siri dhe Irak.
Enver Hoxhaj i tha gjithashtu agjencisë Associated Press, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se “radikalizimi i njerëzve të rinjë në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme.
Më tej, ai ka theksuar se “ne nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e jashtme” për përhapje të radikalizmit në ballkan, pasi “ne nuk kemi dëshmi për këtë”.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm i Kosovës, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.
“Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për t’iu bashkuar Daeshit”, tha Hoxhaj, duke iu referuar IS-it me shprehjen arabe.