Hoxhaj kundër bustit të Millosheviçit: Po rehabilitohet figura e një krimineli
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj iniciativës më të fundit në Serbi për ngritjen e përmendores së diktatorit serb, Slobodan Millosheviç.
Reagimi ka qenë në Twitter, duke e konsideruar “një përpjekje për ta pastruar figurën e tij nga krimet”.
“Kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviçin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet gjenocidiale në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviçit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë i rrezikshëm ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai.
Së fundmi, në Serbi, në përkrahje të ngritjes së përmendores së Millosheviçit nga ish-partia e tij që tani udhëhiqet nga Ivica Daçiç, ka dalë edhe presidenti i këtij vendi, Tomislav Nikoliç.