Hoxhaj: Mbështetja e Rusisë ndaj Serbisë, ndikon keq në rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për mbështejen pa kushte të Rusisë ndaj shtetit serb. Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj është shprehur se mbështetja pa kushte që po i jep Rusia Serbisë, po ndikon negativisht në rajon.

Zv.kryeministri i Kosovës ndër të tjera u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, pasi sjellja e saj mund të ndikojë në fragmentarizmin e situatës politike në Ballkan.

SHKARKO APP