Hoxhaj: Mirënjohës Ramës e Bushatit për anëtarësimet e Kosovës

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se deri tani të dy qeveritë kanë pasur kordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë në të gjitha fushat e jetës.

“Partneriteti strategjik i filluar nga takimi  parë i dy qeverive në Prizren e pastaj në Tiranë ka treguar se ai po u jep një mision të ri marrëdhënieve të dy vendeve”, ka theksuar Hoxhaj.

“Deri më tani ne kemi ndjek qëllimet e matshme dhe objektivat e jetësueshme që kanë përmirësuar shumë jetën e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë gjithashtu se Kosova i  është shumë mirënjohëse Shqipërisë, kryeministrit Rama e ministrit Bushati për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata rajonale/ndërkombëtare. Teksa këtu ka përmendur se objektiv i ardhshëm i Ministrisë që drejton është hyrja në organizatën “Harta e Adriatikut” si dhe mundësinë për t’i sjellur selitë e organizatve ndërkombëtare në Kosovë.

“Jemi në fazë të re të raporteve tona me BE-në, kemi nevojë të përfitojmë nga Shqipëria për rrugën që ka ndjek Shqipëria në MSA. Aplikimi në Këshill të Evropës është njëri ndër objektivat kryesorë të Kosovës. Të dy vendet tona kanë bërë një punë të mirëfilltë në punën ndaj terrorozmit dhe esktremizmin fetar”, ka thënë Hoxhaj.

SHKARKO APP