Hoxhaj përsërit: PDK nuk ka votë për Vjosën presidente, figurë përçarëse

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos votuar Vjosa Osmanin si presidente të Kosovës.

Ky qëndrim u përsërit së fundmi nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Në një postim në facebook, Hoxhaj thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente, pasi ajo e ka dëshmuar veten si figurë përçarëse që nuk e përfaqëson unitetin e popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhtojë besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga (Albin) Kurti”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?