Hoxhaj: Serbia po i shërben Moskës si kalë Troje në Ballkan

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka komentuar marrëveshjet e Rusisë me Serbinë për blerjen e armatimit të ri. Ai ka thënë se si Serbia, si vendi që është përgjegjës për gjenocide dhe luftëra në Ballkan, po harxhon më së shumti në blerjen e armatimit, sidomos nga Rusia.

Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social Twitter se militarizimi i së keqes është një sinjal i qartë i qëllimeve shkatërruese të Serbisë për të shërbyer si kali trojan i Moskës në Ballkan.

“Vendi që është përgjegjës për gjenocide dhe katër luftëra në Ballkan, harxhon më së shumti në Ballkanin Perëndimor, për blerjen e armëve, kryesisht nga Rusia. Militarizimi i së keqes është një sinjal i qartë i qëllimeve shkatërruese të Serbisë për të shërbyer si kali trojan i Moskës në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?