Hoxhaj siguron Fajon: Do bëjmë gjithçka për demarkacionin

Hoxhaj ka zhvilluar një takim me eurodeputeten, Tanja Fajon me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjekur sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme.

“Kisha një takim shumë të mirë me zonjën Tanja Fajon, e cila është një mikeshë dhe mbështetëse e madhe e Kosovës. Ditën e djeshme në komisionin të cilin ajo e drejton, është marrë një votë pozitive sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, por përderisa Parlamenti i Kosovës nuk e voton ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të ketë një vendim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave, dhe ky është mesazhi kryesorë që Tanja Fajon ma dha sot në këtë takim”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe Tanja Fajon ka shprehur përkrahjen e saj të parezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me ministrin diskutuam për hapat e ardhshëm se si dhe sa më shpejtë të arrijmë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Ministri Hoxhaj më siguroi se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që është e mundur sa i përket këtyre hapave final si; ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës dhe rezultate në luftimin e korrupsionit. Jam e kënaqur me votimin në LIBE dhe Kosova do t’a ketë përkrahjen time të plotë, shpresoj që do të vazhdojmë këtë rrugëtim sepse është shumë me rëndëi për Kosovën dhe qytetarët e saj”, citohet të ketë thënë Fajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Harlem Desir, ministër për Çështje  Evropiane të Francës ku është shprehur përkrahja për liberalizimin e vizave, përkrahja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përgëzime për përmbushjen e reformave në agjendën evropiane, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Hoxhaj pasdite do të flasë në panelin me ministrat e jashtëm të rajonit për raportet e Ballkanit me BE-në dhe perspektivën euroatlantike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?