Hoxhaj uron Sekretarin e ri për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë

 
Ministri Hoxhaj në letër i ka uruar imzot Paul Gallagherit suksese në realizimin e përgjegjësive të tij të rëndësishme diplomatike.
 
“Republika e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen tradicionale të dhënë nga Selia e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar për të thelluar lidhjet tona tradicionale dhe historike”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.
 
Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të afërt në avancimin e lidhjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit në të ardhmen, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
 

SHKARKO APP