Hoxhaj: Zgjatja e paraburgimit për Nehat Thaçin e papranueshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vazhdimit të paraburgimit nga autoritetet serbe ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Në reagimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se ky veprim është i papranueshëm dhe e dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Vazhdimi i paraburgimit për Nehat Thaqin nga autoritetet serbe është i papranueshëm dhe e dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nehat Thaçit i është vazhduar sot paraburgimi nga autoritetet serbe për 30 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?