Hoxhajt i ndërpritet fjalimi në Zvicër, kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj,  është duke qëndruar në Zvicër, ku pas disa takimeve ka pasur të mbajë një fjalim në Universitetin e Bernës.

Fjalimi i tij është ndërprerë nga disa të rinj shqiptarë të cilët janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur pankarta në duar.

Në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata kanë kaluar paqësisht pas shpinës së Hoxhajt, i cili i ka shikuar për një çast, dhe kanë dalë jashtë.

Parullat që ata mbanin ishin:

“Drejtësi për Astritin”,

“Liri për aktivistët politikë”,

“Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”,

“Ju jeni anëtar i një regjimi kriminal, nuk keni vend këtu për fjalime”,

“Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit”,

“Astriti u rrit në Bern, u kthye në atdhe, ku u vra”.

SHKARKO APP