Huffington Post: Kosova shembull për dialogun ndërfetar

 

E përditshmja amerikane Huffington Post vazhdon shkrimet  pozitive për Kosovën dhe tolerancën ndër-fetare. Pas shkrimeve të Stephen Shwartz dhe Rabinit Joshua Stanton, kësaj radhe autori Ian Linden, këshilltar i ish-kryeministrit Tony Blair, shkruan për përshtypjet e tij nga konferenca ndërfetare të organizuar në Kosovë para disa javëve

Shkrimi ne Huffington Post

“Ishte freskuese të shohim në Kosovë pranë liderëve fetarë edhe folës të famshëm si Monica Bickert, drejtoreshë e politikave në kompaninë Facebook apo Harold Hyman, redaktor dhe ekspert i kanalit më të madh francez të lajmeve BFMT në konferencën ndërfetare në Kosovë.

Fuqia e madhe e diplomacisë kosovare të mbledh ekspertë në këtë shtet të vogël ballkanik me shumicë myslimane është po aq impresiv sikurse qëndrimi i diplomatëve kosovarë se promovimi i dialogut ndërfetar dhe pluralizmit fetar është një përdorim efektiv i “fuqisë së butë” të diplomacisë publike.

Në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, qëndron një bulevard i gjërë këmbësorësh ku njerëzit bëjnë korzo, e që kalon paralel me rrugën e zhurmshme Agim Ramadani përplot automobila. E ka një shije të qytetit të vogël mesdhetar në një të diele pasdite. Gjatë kësaj pjese të vitit kutizat me dredhëza janë të paluara lartë përgjatë rrugës. Kuti pas kutie me disa shenja të ndërprera për mjaltë, të frutave të pjekura të kuqe. Vetëm pesë minuta ecje më tutje gjendet një xhami e bukur e shekullit 14 që ende përdoret nga populli.

Shkencëtarët politikë kanë nevojë për të kategorizuar shoqëritë, dhe “shoqëri post-konfliktuoze” është një emër që i vihet Kosovës. Por, sikurse edhe me Irlandën Veriore, intenca e fuqishme e qeverisë së re për pajtim konfrontohet me realitetin e armiqësive të mbetura sociale, pasigurisë dhe stereotipizimit, si dhe për Evropë, një popullate jashtëzakonisht të re që dëshiron gjërat të ndryshojnë sa më shpejtë.

Ishte numri i lartë i pjesëmarrësve të rinj në konferencën vjetore ndërfetare që organizohet në Kosovë, që më goditi fort. Tema e konferencës ishte mediat sociale dhe këta të rinj arritën që për një orë të tërë ta dërgojnë konferencën në top dhjetë eventet më të raportuara në Twitter. Nuk është punë e lehtë kjo! Ata ishin të qartë që dëshirojnë të adresojnë legatën e padurimit ndër-etnik dhe ndër-fetar të gjeneratës së prindërve të tyre. Në këtë punë ata po përkrahen nga diplomatët – poashtu shumë të rinj – të Ministrisë së Jashtme të Kosovës si dhe Institutit Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, që ishin organizatorë.

Ishte freskuese të shohim pranë liderëve fetarë dhe folës të famshëm si Monica Bickert, drejtoreshë e politikave në kompaninë Facebook apo Harold Hyman, redaktor dhe ekspert i kanalit më të madh francez të lajmeve BFMT në konferencën ndërfetare në Kosovë. Fuqia e madhe e diplomacisë kosovare të mbledh ekspertë në këtë shtet të vogël ballkanik me shumicë myslimane nuk është më pak impresive se qëndrimi i diplomatëve kosovarë se promovimi i dialogut ndërfetar dhe pluralizmit fetar është një përdorim efektiv i “fuqisë së butë” të diplomacisë publike. Katedralja e madhe katolike dedikuar Nënës Terezë (e cila ka familjen nga Kosova) është një dëshmi e këtij qëndrimi kosovar, si dhe kisha e bukur e shekullit 14 që ruhet në paralagjet e qytetit si një trashëgimi e UNESCO-s. Askush nuk e preku këtë kishë gjatë luftës, edhe pse shumë tjera janë dëmtuar.

Dedikimi multikulturalizmit në Evropë është nën rrezik derisa shoqëritë evropiane po reagojnë në sulmet terroriste dhe një numër i vogël i qytetarëve të tyre po shkojnë në Siri për t'i ndihmuar ISIS-it. Qeveria e Kosovës ka eksperiencuar të njëjtin fenomen si ngarkesë të shtuar procesit të komplikuar të shtet-formimit. Kosovarët po shohin rezistencë kundër rrugës që kanë zgjedhur, duke u munduar të ndërtojnë pluralizm në themele të shëndosha. Liderët fetarë të shtetit poashtu janë duke u ballafaquar me sfida të reja.

Mirëpo në tërë Evropën, burra pleq me mjekra që studiojnë librat fetarë takohen dhe janë të mirë ndaj njëri tjetrit – duke marrë pjesë në turli konferenca të dialogut ndërfetar. A po ndihmon kjo dialogun? A po ndryshon strukturat patriarkale? Çka është poenta e këtyre takimeve? Ata kthehen ne shtëpi dhe asgjë nuk ndryshon. E kështu me radhë.

Por kjo nuk është ajo që po bën Qeveria e Kosovës, ose natyra e dialogut ndërfetar që sot po fokusohet në veprime konkrete duke balancuar bisedën me punë praktike. Dialogu ndërfetar shpesh kontrastohet me punën në luftën e ekstremizmit që shpesh është shumë më praktike. Por dialogu ndërfetar siguron shembullin e mirë. Lufta e ekstremizmit nuk është në kundërshti me dialogun ndërfetar. Dialogu ndërfetar nuk është një ngjarje momentale por proces që ndihmon sistemin imunitar, ndërton rezistencën kundër rrëfimeve ekstremiste tendencave të konvertimit të dhunshëm fetar.

Është lehtë të bëjmë shaka apo t'i karikojmë liderët fetarë sot. E vërtetë është se ata nuk dinë t'i përdorin rrjetet sociale për porositë e tyre fetare. Por kjo ka të bëjë me moshën e tyre e jo me përkatësinë e tyre fetare. Një porosi të Twitter nga Papa bëhet lajm në ballina. Por në dekadën e fundit shumë gjëra të reja po priten nga liderët fetarë, e ata kanë shumë pak resurse tu përgjigjen këtyre kërkesave. Imamët aziatikë me arsim të ultë, duken defanzivë dhe të humbur kur kërkojnë të merren me ekspertizë kundër radikalizmit ekstrem në rrjete sociale, dhe kjo nuk duhet befasuar.

Derdhja kombëtare e rekrutëve të ri drejt shtëpisë së vdekjes së ISIS na ka dhënë një sens të urgjencës. Por absorbimi i ideve të demokracive liberale si dhe përgjegjësive të reja nga liderët fetarë merr kohë. Intuita që të rinjtë duhen të jenë në front të parë të kundërshtimit të ekstremizmit fetar, e bën nismën kosovare për dialog ndërfetar shumë eksituese dhe do të duhej të ishte model kryesor për eksport të Kosovës. Vajza të reja me fustan të gjatë të bardhë dhe gërsheta të zeza – disa prej tyre së paku – që ecin së bashku me djem të pashëm anash, duke shikuar dredhëzat në qendër, janë arma më e sofistikuar e Kosovës kundër kultit modern të vdekjes së ISIS.

SHKARKO APP