Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi në Kosovë

Koronavirusi ka shkaktuar një tjetër vdekje në  radhët e bluzave të bardha në Kosovë. Mësohet se  Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku 51-vjeçari ishte edhe anëtar i kuvendit. Gjendje e të ndjerit ishte përkeqësuar ditëve të fundit dhe po trajtohej në Spitalin e Gjakovës.

SHKARKO APP