Humb jetën nusja shtatzanë, mjekët nxjerrin të gjallë foshnjen

Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, një 27-vjecare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj. Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës është stabël..

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjen e gjinisë mashkullore. Por situata u komplikua në orët e para të pasdites së diel, 27-vjecarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Por rrugës, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua.

Për këtë rast, detaje ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar Hajrullahu. Gazeta Express

SHKARKO APP