Humbin jetën 2 persona në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Vendit i janë shtuar edhe dy viktima të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik. E numri total i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në vend ka arritur në 615 raste të vdekjes, shkruan Express.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë)”, thuhet në njoftim.

Tutje nga ky institucion tutje kanë bërë të ditur se edhe 79 raste të reja janë shtuar si pasojë e infektimit me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rastet pozitive janë nga komunat: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?