Humor/Si i shohin shqiptarët e Kosovës plazhet në Shqipëri

Në media ka nisur që me hapjen e sezonit veror debati për cilësinë e turizmit në Shqipëri. Si çdo vit ka raportime dhe dëshmi për trajtim të diferencuar të shqiptarëve të Kosovës. Çmimet e larta janë ankesa e përhershme. Ndërkohë që këtë vit, bllokimi i hyrjes së autobusëve me targa të huaja në qendër të Durrësit i hodhi dhe më shumë benzinë zjarrit. Shumë kush e interpretoi këtë masë të Bashkisë së Durrësit si diskriminim për pushuesit nga Kosova, pasi në këtë qytet baza e turizmit janë shqiptarët e Kosovës.

Në disa mediat e Prishtinës dhe Tiranës këto ngjarje janë pasqyruar me tituj bombastikë duke e bërë situatën edhe më alarmante nga sa mund të jetë në të vërtetë.

Mjeshtri i grafikës, shqiptari nga Kosova, Gurakuq Dobruna e ka ironizuar më ketë fotomontazh atë që ndodh në plazhet shqiptare, sipas disa mediave të Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa herë fillon sezona verore, disa portale në Kosovë, fillojnë fushatën anti-Shqipëri me qëllim apo pa qëllim. Turizmi shqiptar lë shumë për të dëshiruar, por të përmendet me mijra herë ndonjë lëshim nga një kamarier i imaxhinuar apo mangësi tjera, ta krijojnë përshtypjen që po nisemi në luftë e jo në rivierën mahnitëse të Jonit dhe Adriatikut”,- shkruan Dobruna.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?